Detajet/ Aksidenti me dy viktima në autostradë, autobusi po vinte nga Berati për në Tiranë, shoferi dyshohet se pësoi infarkt, plagosen 17 persona
Tensionet para Kuvendit sot nga protestuesit, kanë çuar në shoqërimin e disa prej tyre.
Një nga personat që u shoqërua në komisariat, ishte edhe Dritan Goxhaj. Këtij të fundit iu vunë prangat dhe më pas u mor nga policia drejt komisariatit.
Menjëherë pas shoqërimit të tyre, protestuesit e tjerë që ishin grumbulluar jashtë Kuvendit janë nisur dhe më pas stacionuar para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Ata janë ulur këmbëkryq jashtë dyerve të Drejtorisë së Policisë duke bllokuar këtë aks rrugor, ndërsa kanë bërë thirrje që protesta e cila mbahet çdo natë në orën 19:00, duhet të nisë tani.
Protestuesit bëjnë thirrje që të bashkohen të gjithë qytetarët në këtë pikë, dhe të nisë protesta dhe marshimi më herët seç ishte planifikuar.

Top Channel