Sërish protestë në Rrjoll, banorët kërkojnë anulimin e resortit dhe akuzojnë deputetin Isuf Çelaj
30/06/2026 15:20
Banorët e Rrjollit, protestuan sërish këtë të marrtë.
Ata kërkuan anulimin e lejes së resortit ndërsa akuzuan se i përfshirë si aksioner është edhe deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj.
Këtë herë protesta ishte e qetë dhe paqësore në ndryshim nga protesta e kaluar ku banorët thyen murin rrethues dhe u futën në kantierin e punimeve.
Top Channel