“Hydration Break” në Botëror i pëlqen vetëm legjendës Beckham, arkëton dhjetëra miliona euro nga reklamat
Franca do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme përballë Suedisë, në sfidën e vlefshme për 1/16-at e Kupës së Botës, por trajneri Didier Deschamps do të duhet të bëjë llogaritë pa Marcus Thuram.
Sulmuesi i Interit nuk ka arritur të rikuperohet nga problemi në pulpë që e shqetëson prej disa ditësh dhe do të mungojë edhe në këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Thuram kishte humbur edhe takimin e fundit të fazës së grupeve ndaj Norvegjisë, ndërsa gjatë ditëve të fundit nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.
Sipas raportimeve, futbollisti 28-vjeçar ka zhvilluar vetëm punë të diferencuar në biçikletë statike, ndërsa stafi mjekësor ka vendosur të mos marrë asnjë rrezik me rikthimin e tij.
Mungesa e Thuram përbën një goditje të rëndësishme për Francën në prag të ndeshjes me Suedinë, ku “Gjelat” synojnë të sigurojnë kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Botës.
Top Channel