Gjermania, kur mbrojtja ‘fut ujë’, 10 ndeshje radhazi që pëson gol në botërorë

30/06/2026 11:08

Gjermani-Paraguaj, minuta e 42, një krosim nga e djathta e Matias Galaraza gjen krejtësisht të lirë në mes të zonës Julian Enciso, futbollistin më të talentuar të skuadrës Albirroja.

Qendërsulmuesi i Strasburgut nuk fali dhe me një gjuajtje me kokë mposhti Manuel Neuer me Gjermaninë që pësoi gol për ndeshjen e 10 radhazi në Botërorë, një rekord negativ ky për skuadrën e ‘Die Mannschaft’.

Herën e fundit që skuadra gjermane e ka mbajtur portën të paprekur ka qenë pikërisht në finalen e Botërorit të Brazilit në 2014 ndaj Argjeëntinës dhe që nga ai moment portieri legjendar i Bayernit të Mynihut, e ka nxjerrë topin  nga rrjeta të paktën një herë në 90 minuta.

Madje Gjermania ka pësuar gola edhe nga skuadra që nuk janë të nivelit më të lartë duke nisur nga Costa Rica në 2022 që shënoi 2 gola e deri të Curaçao, Ekuadori dhe Paraguaji në këtë edicion. Ajo që ka hapur plagët ka qenë pikërisht Meksika që fitoi ndeshjen e parë në fazën e grupeve në Rusi 2018 me një gol të Hirving Lozano.

Top Channel