Detajet/ Aksidenti i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, humb jetën shoferi i autobusit. 12 të plagosur, shtatë në gjendje të rëndë

30/06/2026 17:10

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku një autobus është përmbysur pasi është përplasur me bordurat, ndërsa ka humbur jetën një person.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, autobusi ishte i linjës Berat-Tiranë, ndërsa linja ka funksionuar edhe më parë.

Dyshohet se shoferi ka pësuar një përgjumje ose një infarkt, ndërsa mësohet se ka humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se 12 persona kanë mbetur të plagosur, 7 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci është shprehur: “Dyshohet humbje e kontrollit të drejtuesit të mjetit. Autobusi s’ka pasur kontakt me mjete të tjera”.

Top Channel