Zjarr pranë Aeroportit të Kukësit, zjarrfikësit vënë nën kontroll flakët

30/06/2026 17:36

Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në qytetin e Kukësit, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me livadhe dhe shkurre pranë rrugës së Kënetës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre.

Sipas informacioneve paraprake, era po favorizon përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e efektivëve. Vatra ndodhet rreth 200 metra larg rrethimit të Aeroportit të Kukësit, çka ka rritur vigjilencën e autoriteteve.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në objekte, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve vijon.

Top Channel