“Nuk do ta shpëtojmë regjimin e Kievit”, Putini: Rusia do të vazhdojë ofensivën deri në pushtimin e plotë të katër rajoneve ukrainase
Instituti Çek i Hidrometeorologjisë (CHMI) njoftoi se gjysma e 171 stacioneve meteorologjike në vend regjistruan temperatura rekord të dielën, ndërsa më shumë se 95% e tyre shënuan vlera rekord për muajin qershor.
Sipas ekspertëve, temperaturat ekstreme erdhën si pasojë e një fluksi ajri shumë të ngrohtë nga jugperëndimi, i cili solli ditë me vapë të pazakontë në të gjithë vendin.
Në disa zona temperaturat kaluan mbi 40 gradë Celsius, ndërsa në kryeqytetin Pragë termometri arriti nivele rekord. Autoritetet meteorologjike paralajmëruan se temperaturat do të mbeten të larta edhe gjatë ditëve në vijim.
Për Pragën parashikohen temperatura rreth 33-34 gradë Celsius, ndërsa priten edhe stuhi të forta pas valës së nxehtësisë.
Një front i ftohtë pritet të sjellë një ulje të pjesshme të temperaturave në pjesën perëndimore të vendit, ndërsa zonat lindore do të vijojnë të përballen me vapën ekstreme.
Top Channel