Koreja e Jugut, kërcënohet me vdekje trajneri i dorëhequr i kombëtares aziatike
Tashmë ka nisur botërori i vërtetë teksa ka hyrë në fazën me eliminim direkt. Brazili, skuadra 5 herë kampione e botës do të luajë ndaj Japonisë dhe për Seleçaon nuk duket se do të jetë një ndeshje e lehtë.
Vetë Carlo Ancelotti bëri paralajmërimin e tij në lidhje me këtë ndeshje duke thënë se skuadra e tij duhet të jetë e përgatitur për gjithçka.
‘Për ndeshjen me Japoninë duhen shumë gjëra, mentalisht dhe emocionalisht-tha Ancelotti-duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë që mund të ndodhë në një ndeshje me eliminim direkt dhe mund të ndodhin shumë gjëra; kohët shtesë dhe penalltitë. Jemi përgatitur për çdo aspekt’.
Ancelotti më pas shprehu bindjen se lojtarët e tij janë inteligjente dhe dinë si të përgatiten për ndeshje me eliminim direkt .
‘Është një ndeshje me eliminim direkt-tha Ancelotti-dhe nuk ka kthim pas. Brazili ka lojtarë inteligjentë në këtë aspekt. Është një skuadër e fortë që di si të përgatitet për ndeshje të tilla. Kam shumë besim’
Një tjetër temë që preku Ancelotit është edhe ajo e Neymar dhe nëse do të jetë titullar apo joi
‘Neymar? Po ecën shumë mirë, mendoj se ka bërë shumë progres në javën e fundit-shtoi Ancelotti-është për të ardhur keq që nuk ka mundur të stërvitet gjatë gjithë kohës me ne. Por sigurisht mund të luajë më shumë se 15 minuta. Varet shumë nga ndeshja dhe sesi do të shkojë ajo’.
Herën e fundit që Brazili dhe Japonia janë përballur mes tyre ka qenë në muajin tetor të vitit të kaluar dhe ka qenë pikërisht Japonia ajo që ka fituar 3-2 me përmbysje në rezultat. Skuadra që do të fitojë do të përballet në 1/8 e finaleve me fituesin e çiftit mes Norvegjisë dhe Bregut të Fildishtë.
Top Channel