Analiza e sfidave të 1/16 të finaleve/Do të ketë tjetër finale Francë-Argjentinë? Misteri CR7, Messi pret Kane ose Vinicius
Lotët e Iranit, festa e Austrisë. Mes aspekteve të kundërt në botën e futbollit; eufori e zhgënjime ndërhyjnë edhe zërat për një sërë rezultatesh të parashikuara si psh barazimi 0-0 mes Australisë dhe Paraguajit që ishte praktikisht i shkruar sepse i çonte të dyja skuadrat në 1/16 e finaleve; suksesi i Ekuadorit mbi Gjermaninë mund të justifikohet me mungesën e motivimit të 4 herë kampionëve të botës të kualifikuar.
Por reziultati 3-3 i regjistruar në Kansas City mes Algjerisë dhe Austrisë tejkaloi çdo vlerësim që mund të bëhet në tavolinë. Në minutën e 93, Mahrez shënoi golin që do t’i dhuronte fitoren Algjerisë dhe do të kualifikonte Iranin. Por në aksionin e fundit, Austria barazoi me Kalajdzic. Të gjithë të kualifikuar, të gjithë të kënaqur.
Ishte e paevitueshme të ngriheshin dyshimet pas këtij rezultati, dyshime që trajneri i Ralf Rangnick i hodhi poshtë.
‘Për ata që e kuptojnë futbollin, mund t’ju shpjegoj; është e pamundur të programosh një barazim 3-3 në minutat shtesë-tha trajneri i Austrisë-askush nuk mund të arkitektojë një gjë të tillë. As Alfred Hitchcock nuk do ta mendonte një skenar të tillë për filmat e tij. Disa barazime 0-0 si ai mes Australisë dhe Paraguajit janë ndryshe. Në ndeshjen tonë ka pasur emocione të pabesueshme dhe besoj se edhe tifozët u argëtuan’
Por është një imazh që përshkruan një lloj përhumbjeje mes futbollistëve të Algjerisë pas golit të avantazhit 3-2 të Mahrez. Një grup po fliste përpara rifillimit të lojës dhe Austria gjeti golin e barazimit shpëtimtar. Gojët e liga thonë se disa algjerianë donin barazimin 3-3 për t’u përballur me Zvicrën dhe jo me Spanjën në raundin tjetër, siç do të ndodhte nëse Algjeria do të renditej në vendin e dytë në grupin J. Por edhe trajneri i skuadrës afrikane, Vladimir Petkovic u përpoq të largonte insinuatat e krijuara.
‘Fitoi futbolli, emocionet finale tregojnë gjithçka-tha Petkovic-dëshira për të fituar ndaj Austrisë ishte dhe u pa edhe në fushën e lojës. Unë jam krenar për lojtarët e mi, që tentuan të fitojnë ndeshjen pa bërë llogari, një ndeshje që ishte pak e çmendur por e rregullt. Ishte një moment ku skuadrat ishin pak pasive, por ajo që ndodhi më pas tregoi se asnjëra nuk donte të barazonte’.
Top Channel