Golashënuesit e Botërorit/ Messi është në krye, por Mbappe e ndjek hap pas hapi

28/06/2026 10:01

Pas shumë vitesh pritjeje, klasifikimi i shënuesve më të mirë në botërorë rishkruahet në harkun e vetëm pak ditëve. Lionel Messi është gjithnjë e më shumë në historinë e botërorëve.

Me golin e shënuar me goditje dënimi ndaj Jordanisë, Messi bëhet i pari lojtar që shënon në 7 ndeshje radhazi të Kupave të Botës. Për më tepër, me këtë gol kapiteni i skuadrës kampione të botës shkon në 6 gola të shënuar në këtë turne, ndërkohë që në total shkon në 19 gola në të gjithë botërorët duke u shkëputur disi nga Mbappe.

Francezi shënoi një dygolësh në ndeshjen ndaj Irakut duke barazuar Miroslav Klose me 16 gola. Dhe të mendosh që në fillimin e turneut ishte Kylian Mbappe që parakaloi Messin. Argjentinasi para fillimit të Kupës së Botës ishte me 13 gola, ndërsa Mbappe me 12. Me dygolëshin e shënuar ndaj Senegalit, francezi shkoi në 14 gola duke lënë pas Messin me 13. Por tashmë 39 vjeçari shënoi një tregolësh ndaj Algjerisë dhe më pas një dygolësh ndaj Austrisë për të shkruar sërish historinë.

Por historitë ende nuk janë mbyllur teksa tani situata është Messi me 19 gola dhe Mbappe me 16 ndërkohë që në klasifikim tani është edhe Harry Kane me 11 gola me sulmuesin e Bayernit që me golin e shënuar ndaj Ganës u bë shënuesi me i mirë i Anglisë në botërorë duke lënë pas një emër si Gary Lineker.

Përsa i përket klasifikimit, pas Messit dhe Mbappe, ata që plotësojnë pesëshen e shënuesve më të mirë në historinë e botërorëve janë pikërisht Miroslav Klose, Ronaldo Fenomeni dhe Gerd Muller të cilët pasohen nga Just Fontain dhe legjenda braziliane Pele.

Top Channel