Botërori 2026/ Gana kualifikohet, por Queiroz e kritikon formatin e ri: Me 48 skuadra, turneu ka më pak vlerë

28/06/2026 13:06

Trajneri i Ganës, Carlos Queiroz kritikon ashpër formatin e ri me 48 skuadra të Botërorit të futbollit edhe pse skuadra e tij pati mundësinë që të kualifikohet në raundin e 1/16 të finaleve si skuadër e vendit të tretë në grup pikërisht falë kësaj formule të re.

‘Numri i skuadrave që mund të kualifikohen për këtë kompeticion e bën atë të zakonshëm. Kështu që unë kam dyshime që Botërori do të mbetet diçka e rrallë-tha Queiroz në konferencën për shtyp pas ndeshjes-por ky është vetëm opinioni im’.

Duhet vënë në dukje se trajneri portugez është një ekspert i Botërorëve; për Queiroz, që tani është në stolin e Ganës, ky është botërori i 6 në karrierë pas atyre të 2002 me Afrikën e Jugut, 2010 me Portugalinë dhe të 2014, 2018 dhe 2022 me Iranin. Më pas Quieroz kritikoi edhe formatin e kualifikueseve.

‘Tashmë në Amerikën Latine, konsiderohet diçka e jashtëzakonshme moskualifikimi në botëror-tha luzitani duke iu referuar faktit që 6 nga 10 skuadrat e kontinentit kanë prerë biletën për në evenimentin madhor, ndërkohë që një skuadër e 7(Bolivia) luajti një shans të dytë me playoffin ndërkontinental)

Më pas trajneri i kombëtares ganeze komentoi edhe Evropën duke përmendur apo nënkuptuar në mënyrë indirekte edhe Italinë.

‘Kush nuk u kualifikua në Evropë? Turneu i kualifikueseve nis dhe e humbet domëthenien e tij nëse të gjitha kualifikohen-shtoi Queiroz-kualifikueset duhet të jenë diçka serioze, e vështirë dhe shumë kompetitive. Botërori duhet të jetë diçka me kuptim, diçka e rrallë. Por ju e dini, tani janë paratë që flasin në këtë sport’.

Top Channel