Kylian Mbappe-Ousmane Dembele, binomi ‘vrasës’ i Botërorit 2026
Ryan Mendes, kapiteni i kombëtares së Kepit të Gjelbër është vënë nën hetim për përdhunim. Lajmi bëhet i ditur nga media braziliane ‘Globo Esporte’, sipas së cilës supozohet se ngjarja ka ndodhur në muajin mars në Zelandën e Re.
Viktima që bëri denoncimin ishte një grua braziliane me rezidencë në vendin oqeanik dhe u punësua në Federatën e Futbollit të Kepit të Gjelbër si përkthyese dhe asistente operative për kombëtaren e futbollit të vendit.
Supozohet se e gjithë kjo ka ndodhur gjatë periudhës së ndeshjeve miqësore që kombëtarja e Kepit të Gjelbër zhvilloi në muajin mars. Gruaja në fjalë ishte akomoduar në të njëjtin hotel me kombëtaren. ‘Globo Esporte’ që kishte akses te fotografitë e hematomave që iu treguan policisë, raportit policor dhe atij mjekësor të klinikës që vizitoi viktimën shpjegon: ‘Gruaja në denoncimin e saj në polici tha se pas ndeshjes miqësore me Kilin, u ftua në një mbledhje në një nga dhomat e rezervuara për kombëtaren në hotel dhe që ajo shkoi duke besuar se do të bënte rolin e përkthyeses. Por vuri re së bëhej fjalë për një mbledhje sociale dhe u kthye në dhomën e saj kur u ndje keq. Ajo tregoi se pak më vonë dëgjoi që po i binin derës dhe e hapi duke menduar se kërkoje ndihma e saj në punë’-thekson Globo Esporte- sipas denoncimit, ishte ky momenti kur Ryan Mendes hyri në dhomë dhe e sulmoi fizikisht , duke e kapur për gryke, goditur dhe kafshuar teksa ajo tentonte të mbrohej dhe më pas e përdhunoi’
Vetë media brazilian theksoi se policia neozelandeze konfirmoi nisjen e hetimeve dhe në momentin kur të mbyllen do të vendosë nëse do të ngrejë akuza në gjykatë. Sipas Globo Esporte ky është një proces që mund të zgjasë deri në 6 muaj. Në maj të këtij viti, gruaja braziliane dhe bashkëshorti i saj bënë denoncime ekstragjyqësore te Federata e Futbollit e Kepit të Gjelbër dhe te FIFA duke i bashkangjitur dhe raportin, provat dhe kërkuan që futbollisti të sanksionohej me përjashtim nga Botërori, por gjithnjë sipas medias braziliane, ata nuk morën përgjigje.
Top Channel