Trajneri i Bregut të Fildishtë e kap me Schweinsteiger, e akuzon për komente raciste

26/06/2026 12:09

Trajneri i Bregut të Fildishtë, Emerse Fae kapet me Bastian Schweinsteiger teksa u ndje i fyer pas një deklarate të ish futbollistit gjerman kur analizoi skuadrën afrikane.

Pas fitores me Curaçaon 2-0 që e kualifikoi Bregun e Fildishtë në raundin e 1/16 të finaleve të Kupës së Botës, Emerse Fae në konferencën për shtyp deshi të komentojë komentin aspak të këndshëm të bërë ngë Bastian Schweinsteiger në lidhje me stilin e lojës së Bregut të Fildishtë. Ish futbollisti gjerman në fakt kishte deklaruar se futbolli i kësaj skuadre është shumë afrikan, pak ortodoks dhe pak i egër, frazë që indinjoi të gjithë duke ndezur polemika të forta

Në fjalën e tij në konferencën për shtyp, Fae evitoi të përkufizojë Schëeisteiger si një person racist por shtoi se komentet e tij mund të etiketoheshin si raciste..

‘Ndihem i zhgënjyer. Është e çuditshme që foli në këtë mënyrë-tha Fae

Bregu i Fildishtë ka qenë një prej skuadrave më të komplikuara për rivalët e tij në fazën e grupeve. Arriti të mposhtë Ekuadorin që rezultoi një skuadër e fortë. I hapi probleme Gjermanisë së madhe dhe e mbyllën këtë fazë më fitoren bindëse ndaj Curaçaos.

‘Do të tregojmë se Afrika nuk bazohet vetëm në aspektin fizik, por edhe në shumë aspekte teknike dhe taktike-tha Fae për të mbyllur fjalën e tij duke iu përgjigjur komenteve të Schweinsteiger-komentet e tij ishin të neveritshme. Ka shumë njerëz që duan të bëjnë lajme me këto, ai ka qenë një yll futbolli në nivel botëror, tani është pak në hije dhe dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes’

Top Channel