Dyshohet se abuzuan seksualisht një grua të droguar, organizatori ishte bashkëshorti i saj, 13 persona dalin para gjykatës
Numri i të viktimave pas tërmeteve në Venezuelë ka shkuar në 589, ndërsa 2,980 persona kanë mbetur të plagosur, sipas presidentes në detyrë, Delcy Rodríguez.
Përditësimi vjen ndërsa ekipet e shpëtimit punojnë për të gjetur më shumë njerëz të bllokuar nën rrënoja gjatë “dritares së artë” kritike deri në 72 orë pas tërmetit. Numri i të vdekurve pritet të rritet ndjeshëm ndërsa ekipet e kërkimit gjejnë më shumë viktima.
“Po vazhdojmë pa pushim përpjekjet tona për të shpëtuar jetë”, tha Rodríguez për transmetuesin shtetëror të Venezuelës, ndërsa vlerësoi gjithashtu mbërritjen e ndihmës ndërkombëtare dhe ekipeve të emergjencës.
“Kemi shpëtuar dhjetëra jetë”, tha presidentja.
UPDATE: The death toll from the Venezuela earthquakes has risen to 188, with 1,520 people injured. Around 200 others are believed to be trapped, and approximately 250 buildings have been damaged or destroyed. pic.twitter.com/8aBIk7jlFY
— Breaking911 (@Breaking911) June 25, 2026
Zonat më të prekura janë La Huira dhe Morón, ku banorët dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë të mbijetuarit mes rrënojave, shpesh duke gërmuar me duar për shkak të mungesës së makinerive të rënda. Në shumë raste, nga rrënojat po nxirren si të plagosur ashtu edhe viktima.

Ministri i Shëndetësisë, Carlos Alvarado, konfirmoi se numri zyrtar i viktimave ka shkuar në 235, por pranoi se shumë persona rezultojnë ende të zhdukur. Sipas modeleve të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), ekziston frika se numri i viktimave mund të kalojë edhe 10 mijë, në varësi të situatës në zonat ku ekipet ende nuk kanë arritur.

Katastrofa ka prekur edhe shtetas të huaj. Brazili konfirmoi vdekjen e dy qytetarëve të tij, ndërsa Italia njoftoi se një shtetas italo-venezuelian humbi jetën nga shembja e një ndërtese. Edhe Kina raportoi humbjen e dy shtetasve të saj.

Spitalet në zonat e prekura janë mbingarkuar me të plagosur dhe po përballen me mungesa serioze të ilaçeve, pajisjeve mjekësore dhe materialeve bazë. Në disa raste, pacientët po trajtohen në oborret e spitaleve për shkak të mungesës së hapësirave.
Banorët kanë bërë thirrje urgjente për më shumë ndihmë dhe pajisje shpëtimi, duke denoncuar mungesën e koordinimit dhe vonesat në ndërhyrje. Mijëra persona kanë mbetur pa strehë, ujë të pijshëm dhe ushqime, ndërsa në disa zona janë raportuar edhe raste plaçkitjesh.

Qeveria venezueliane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka bërë të ditur se ndihma ndërkombëtare nga Shtetet e Bashkuara, Spanja, Meksika dhe Katari është nisur drejt vendit. SHBA ka miratuar gjithashtu një paketë ndihme prej 150 milionë dollarësh dhe ka vendosur mjete ushtarake për të mbështetur operacionet e kërkim-shpëtimit.
Ndërkohë, lëkundjet pasuese vijojnë të shkaktojnë panik te popullsia dhe të vështirësojnë ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës. Autoritetet paralajmërojnë se operacionet e shpëtimit mund të zgjasin për ditë, madje edhe javë, ndërsa bilanci i vërtetë i tragjedisë mbetet ende i panjohur.
Top Channel