Shtyhet me 10 ditë afati i Skemës Kombëtare të Bujqësisë, zbulohet shkaku
26/06/2026 11:05
Ministria e Bujqësisë ka marrë një vendim në lidhje me Skemën Kombëtare të Bujqësisë.
Tashmë është vendosur shtyrja e 10 ditë e afatit të skemës, raporton gazetarja e Top Channel, Rudina Muça.
Nga udhëzimi i parë sot mbyllej afati, por ministri Andis Salla mori vendimin për shtyrjen e Skemës Kombëtare, pasi jo të gjithë fermerët kanë aplikuar.
Top Channel