“Jam gati të…”/ Oficeri humbi jetën pas aksionit të ndjekjes së tij në Milano, 26-vjeçari shqiptar: Kisha drogë me vete, por s’e pashë që u rrëzua Fluksi i lartë i automjeteve që i janë drejtuar qyteteve dhe zonave turistike të juglindjes së vendit ka rikthyer gjatë orëve të pasdites së të premtes edhe një herë radhët e gjata dhe trafikun e rënduar në aksin kombëtar Tiranë–Rrethrrotullimi i Bradasheshit–Elbasan, një nga segmentet më të ngarkuara rrugore gjatë sezonit veror.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku, shumë qytetarë nga kryeqyteti kanë zgjedhur fundjavën për t’u nisur drejt destinacioneve turistike të juglindjes, si Pogradeci, Korça, Prespa, Dardha, Voskopoja dhe zonat përreth, duke bërë që qarkullimi të rëndohet që në orët e para të pasditës së premte
Përveç turistëve vendas, në këtë fluks kanë ndikuar edhe automjetet me emigrantë dhe vizitorë që ndodhen në Shqipëri gjatë sezonit këtij fillim sezoni veror.
Ndërkohë, pritet që fluksi i automjeteve të mbetet i lartë ku lëvizjet shtohen edhe nga kthimi i emigrantëve në vendlindje për pushime.
Top Channel