Erërat e forta rrëzojnë disa pemë në Gjirokastër, bllokohet përkohësisht qarkullimi në rrugë

26/06/2026 16:44

Erërat e forta kanë shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në lagjen Granicë të Gjirokastrës dhe në zonën e Viroit, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin në rrugë.

Pas njoftimit, shërbimet e Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Gjirokastrës ndërhynë menjëherë në të dyja zonat, duke larguar pemët e rrëzuara dhe rikthyer normalitetin në qarkullim.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk janë raportuar të lënduar apo dëme materiale.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo, u shkaktua vetëm bllokim i përkohshëm i rrugëve.

Top Channel