“Kushtet e Apelit janë skandaloze, peng i tim shoqi, duhet e re”, e veja e gjyqtarit Astrit Kalaja i komenton Gogut, ministri: E kuptoj shqetësimin, por s’bëhet brenda natës
Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare.
Qytetarët kanë nisur marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës tjetër para Kryeministrisë, aty ku përsëritën 5 kërkesat e tyre dhe me pankarta kanë kujtuar 82-vjetorin i gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Kërkesat:
1.Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë.
2.Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.
3.Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera:
Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;
Kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4.Paralelisht, kërkojmë:
Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;
Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;
Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.
5.Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.
Një pjesë e qytetarëve u grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa disa protestues të tjerë ishin të stacionuar para Kryeministrisë, aty ku do të mbahen fjalimet.
Disa prej tyre e kanë shtrirë tubimi e tyre deri në orët e para të mëngjesit duke mos u larguar nga Kryeministria.
Gjatë fjalës së tij në shesh, nismëtari Kola ka kujtuar edhe çështjen Çame, duke brohoritur ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’.
Top Channel