Botërori 2026/ Algjeri-Austri, një takim që vjen 44 vjet pas ‘Skandalit të Gijon’

26/06/2026 14:52

Austria dhe Algjeria këtë fundjavë përballen mes tyre dhe në lojë është kalimi në 1/16 e finaleve të Botërorit 2026. Një fitore ose një barazim do të kualifikonte direkt skuadrën austriake falë golavarazhit shumë më të mirë, ndërkohë që Algjerisë i duhet një fitore për të garantuar vazhdimësinë e saj në këtë kompeticion.

Por kjo përballje mes këtyre dy skuadrave të kthen pas në kohë, pikërisht në vitin 1982 në Kampionatin botëror të zhvilluar në Spanjë me të dyja skuadrat që u bënë pjesë e një sfide që hyri në histori si ‘Skandali i Gijonit’. Në atë vit, Algjeria arriti një kualifikim historik duke kaluar grupin për të hyrë në një fazë tjetër grupesh me Austrinë, Gjermaninë dhe Kilin. Skuadra algjeriane fitoi 2 ndeshje dhe humbi 1, atë me Austrinë dhe ishte e dyta në grupine  saj. Por ishte ende për t’u luajtur ndeshja mes Gjermanisë dhe Austrisë. Nëse e para nuk fitonte eliminohej, nëse e dyta humbiste me më shumë se 3 gola, eliminohej.

Dhe në fakt, në 25 qershorin e atij viti, pas golit të shënuar nga Hrubesch në minutën e 10 dhe me një rezultat që favorizonte të dyja këto skuadra, kjo përballje mes Austrisë dhe Gjermanisë u shndërrua në një maskaradë të vërtetë; si Gjermania ashtu dhe Austria vetëm pasonin topin pa ndërmarrë asnjë iniciativë për të sulmuar duke e mbyllur ndeshjen 1-0 dhe eliminuar Algjerinë, ndërkohë që publiku nuk rreshti së fërshëllyeri. Po kështu pati tifozë të Algjerisë që u shfaqën duke shfaqur kartëmonedha duke nënkuptuar manipulimin e ndeshjes, ndërkohë që u dëgjuan edhe thirrje të tilla si ‘Le të puthen tani’ dhe u regjistruan edhe incidente e forcat e sigurisë.

Pikërisht pas kësaj ngjarje FIFA mori vendimin që ndeshjet e fundit në grupe në kampionatet botërore të luhen në të njëjtin orar për të evituar që të ndodhin gjëra të tilla. Por çdo format ka truket e tij; Botërori aktual është me 48 skuadra dhe me 8 ekipet e treta më të mira që kualifikohen, një sistem që sërish ngre dyshime. Por Algjeria nuk harron dhe kërkon revanshin…vetëm për t’u gjetur përballë një realiteti ku një barazim mund të mjaftojë. Do të ishte ndryshe, por vlen të kujtohet se atë ditë një skuadër humbi ndeshjen pa u impenjuar për ta fituar, por gjithsesi nuk do të ishte as estetetikisht e këndshme. Për më tepër, Botërori i 1982 thuajse u fitua nga Gjermania, arriti deri në finale por aty u përballën me Italinë.

 

Top Channel