Turqia, Montella e humbet qetësinë: Nuk e jap dorëheqjen e nuk dorëzohem. Kritikat të patolerueshme, meritojmë respekt
Nëse ajo me Çekinë ishte vërtet ndeshja e fundit me fanelën e Meksikës, Guillermo Ochoa vështirë se mund të imagjinonte një mbyllje më të mirë.
Portieri 40 vjeçar, pjesë e kombëtares meksikane në 6 botërorë, një rekord që e ndan me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, zbriti në fushën e lojës në ndeshjen e fundit të grup të skuadrës së tij, ndaj Çekisë
I aktivizuar në minutën e 78 në vend të portierit titullar, Rangel, ‘Memo mori të gjitha ovacionet e stadiumit Azteca që u gjunjëzua përballë tij. Ochoa arriti të mbyllë ndeshjen duke e mbajtur të paprekur portën e tij dhe më pas përshëndeti publikun pas fitores 3-0 të Meksikës që e mbylli fazën e grupeve me pikë të plota.
‘Gjithçka shkoi shumë mirë, skenari ishte shkruar shumë mirë-tha Ochoa pas ndeshjes i prekur emocionalisht-falenderoj tifozët për afeksionin që më shfaqin gjithnjë brenda dhe jashtë fushe, ashtu sikurse shokët e mi të skuadrës, familjen time, stafin teknik që më dha këtë mundësi’
VIDEO e momentit të hyrjes në fushë e Ochoa
Top Channel