Pjesa e padukshme e jetës së Haaland, pse ylli botëror zgjodhi të veprojë krejtësisht ndryshe nga të tjerët?

25/06/2026 14:08

Erling Haaland mund të jetë një nga futbollistët më të famshëm dhe më të komentuar në planet, por ekziston një pjesë mjaft e rëndësishme e jetës së tij të cilën ai ka zgjedhur ta mbajë plotësisht të fshehtë nga syri i publikut.

Sulmuesi i përfaqësueses së Norvegjisë dhe partnerja e tij, Isabel Haugseng Johansen, u bënë prindër të një djalë në vitin 2024. E megjithatë, që nga ai moment e deri më sot, ata kanë treguar një kujdes ekstrem duke mos e zbuluar kurrë publikisht emrin e tij dhe duke mos ndarë asnjë foto ku mund t’i dallohet fytyra.

Në një epokë dixhitale ku çdo moment i jetës së përditshme ekspozohet pa doreza në rrjetet sociale, Haaland ka vendosur të ndjekë një rrugë krejtësisht tjetër. Ai ka zgjedhur të ndërtojë një mur të pakapërcyeshëm mes karrierës profesionale dhe jetës familjare, duke vendosur sigurinë dhe privatësinë e fëmijës së tij mbi çdo gjë tjetër, një gjest ky që po vlerësohet dhe po duartrokitet gjerësisht nga opinioni publik.

Top Channel