Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia “blindon” zonën
25/06/2026 21:20
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel në Shkodër, Klodian Zhivani, ngjarja ka ndodhur në zonën pranë ish-Fabrikës së Miellit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë rrethuar gjithë perimetrin përreth dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të incidentit.
Top Channel