‘Urgjente, kush shet një biletë? Paguaj 250 mijë USD’/ Apeli ‘i dëshpëruar’ i investitorit nga Toronto për ndeshjen e Kanadasë
‘Kujto kush je’. Pak fjalë, por të mjaftueshme për të përmbledhur të gjithë rrugëtimin e Neymar deri në kthimin në fushën e lojës në një ndeshje të Botërorit.
Pasi u prek për minutat e aktivizimit të tij në sfidën ndaj Skocisë, sulmuesi 34 vjeçar brazilian iu drejtua rrjeteve sociale ku në llogarinë e tij në Instagram postoi një foto të tij në lot
Një foto për të cilën bëri një përshkrim duke përdorur një frazë të mikut të tij Leëis Hamilton gjatë një krize të gjatë nga zhgënjimet radhazi me Ferrarin deri në fitoren e Çmimit të Madh të Barcelonës 2 javë më parë. Vetë Hamilton e ripublikoi postimin në llogarinë e tij duke shtuar frazën ‘Gjithmonë’.
Vlerësimi reciprok mes 2 yjeve të sportit është konfirmuar prej kohësh me Lewis Hamilton që ka ndjekur disa ndeshje të Neymar përpara garës së Brazilit dhe anasjelltas, Neymar që është shfaqur shpesh në bokset e Formula 1 për t’i dhuruar pilotit britanik këpucë të personalizuara.
‘Është gjithnjë diçka e bukur ta takosh, është sikur të jetë binjaku im’-kishte deklaruar Hamilton në lidhje me Neymar në vitin 2025.
View this post on Instagram
Top Channel