Nuk reshtin polemikat në Botërorin 2026, Spence nuk shtrëngon duart përpara sfidës Angli-Ganë

24/06/2026 13:29

Në Botërorin 2026 shpërtheu një çështje e re. Që nga mbrëmja e së martës, në rrjetet sociale dhe në të gjithë mendian e botës po qarkullojnë imazhet e startit të ndeshjes mes Anglisë dhe Ganës, ku në ritualin klasik të shtrëngimit të duarve mes futbollistëve të skuadrave, spikat një lojtar anglez që duket se refuzon të bëjë një gjest të tillë me një nga kundërshtarët e tij.

Çfarë ndodhi? Protagonistët e kësaj historie janë Djed Spence dhe Thomas Partey. Mbrojtësi i Tottenham, në ndeshjen e tij të 8 me kombëtaren angleze e mban dorën në xhep kur Partey i kalon pranë duke i mohuar kështu përshëndetjen. Mesfushori i Villarreal mbeti i habitur për çfarë ndodhi dhe i hodhi një shikim të shkurtër përpara se të vijonte

Akuzat. Sipas medias ndërkombëtare, duket se shkak për vendimin e Spence janë çështjet gjyqësore ku është përfshirë Partey. Mbi këtë të fundit rëndojnë 7 akuza për përdhunim dhe një për dhunë seksuale pas denoncimeve të bëra nga 4 gra të ndryshme në periudhën 2020-2022. Ganezi, që gjithnjë e ka deklaruar veten të pafajshëm do të duhet të përballojë procesin gjyqësor vitin e ardhshëm në Southëark Croën Court. Për shkak të dosjes së hapur ndaj tij, mesfushori u detyrua të mos e luajë ndeshjen e parë ndaj Panamasë, pasi autoritetet kanadeze nuk e lejuan hyrjen në vend të tij. Një çështje që duket se ka lënë shenjë edhe te tifozët angleze që në sfidën e zhvilluar e fërshëllyen Partey në çdo prekje të topit nga ana e tij

Precedentët. Kjo situatë nuk është aspak e re në botën e futbollit. Në 2012, në Premier League, sulmuesi i Liverpool, Luis Suarez refuzoi të shtrëngojë duart me Patrice Evra të Manchester United për shkak të një skualifikimi të mëparshëm prej 8 ndeshjesh të dhënë ndaj uruguajanit për fyerje raciste ndaj francezit. Ndërsa në Itali, rasti më i bujshëm është ai i shtatorit të 2014 mes Mauro Icardit dhe Maxi Lopez. Në sfidën mes Sampdorias dhe Interit, sulmuesi zikaltëri i zgjati dorën Lopez me këtë të fundit refuzoi të shtrëngojë për shkak të ndarjes me Wanda Nara me këtë të fundit që kishte nisur një lidhje dashurie me Icardin.

Top Channel