Botërori 2026/ Bellingham mbuloi gojën, por nuk u ndëshkua me karton të kuq, shpërthejnë polemikat
Brazili do të mbyllë fazën grupeve të Botërorit me ndeshjen ndaj Skocisë. Seleçao shkon në këtë sfidë si kryesuese e Grupit C me 4 pikë, ndërkohë që skocezët janë me 3 dhe janë totalisht në lojë për kualifikimin.
Trajneri Ancelotti u shfaq në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshejeje për të folur për disa tema dhe e para që preku është ajo e Neymar për të cilin dha lajmin e mirë që prisnin të gjithë
‘Neymar është në dispozicion, gjatë kësaj jave punoi dhe u përgatit shumë mirë për ndeshjen-tha Ancelotti-të gjithë jemi shumë të kënaqur, me cilësitë e tij mund t’i japë shumë skuadrës. Mund të luajë të 90 minutat, është mirë, punoi dhe u stërvit mirë. Jam shumë i kënaqur me të. Sjellja e Neymat këto ditë ka qenë shumë e mirë. I njeh mirë shokët e skuadrës, punon shumë mire dhe me shumë seriozitet.
Ancelotti foli për Skocinë dhe ndeshjen që pret të luhet nga skuadra e tij.
‘Skocia është një ekip i fortë fizikisht, me një strategji shumë të qartë-shtoi Ancelotti-luan me skemën 4-4-2 me pasime shumë të gjata dhe kërkonë të krijojë raste përmes krosimeve të shumta. Është një ndeshje që duhet ta kontrollojmë në këtë aspekt. Duhet që të përsërisim pjesën e parë ndaj Haitit, të kemi intensitet me topin, të jemi të saktë në pasime dhe të evitojmë gabimet. Kjo është linja që duhet të ndjekim. Skuadra po përmirësohet në stërvitje dhe kam besim se do të vazhdojmë të përmirësohemi’.
Top Channel