Botërori 2026/ Ekuadori indinjohet me arbitren për golin e Sane ndaj Gjermanisë
Në fillim ishte Cuauhtémoc, perandori i fundit aztek, simboli i luftës së popullsive indigjene kundër kolonizatorëve spanjollë. Pastaj erdhi Benito Juarez që mposhti francezë dhe në fund Pancho Villa, heroi i revolucioniet në vitet 1910 që u mbyll me nënshkrimin e Kushtetutës.
Sot simboli i Meksikës është një burrë me kacurrella rreth 41 vjeç që me profesion. është portieri i skuadrës kombëtare
Guillermo ‘Memo’ Ochoa këtë natë luan ndeshjen e tij të 154, e fundit me Tricolor në Meksiko përpara publikut të tij
Botërori i gjashtë për Memo
I grumbulluar si për Gjermani 2006 dhe për Afrikën e Jugut 2010, në ato edicione Ochoa s’i veshi kurrë dorezat. Në atë kohë luante me America të Meksikos dhe zhgënjimi që u la në pankinë e bëri që të kërkojë fatin në Evropë. Në 2012-2014 mbrojti portën e Ajaccio dhe pavarësisht rënies nga kategoria në fund të sezonit 2013-2014, u grumbullua në kombëtaren e Meksikës për Botërorin 2014 në Brazil duke fituar vendin si titullar.
Debutimi erdhi në ndeshjen me Kamerun e fituar me rezultatin 1-0 në 13 qershor të 2014. Gjithsesi, vetëm 4 ditë më vonë Ochoa me kaçurrelat e tij filloi të bëhet i njohur në të gjithë botën. Në Fortaleza ndali Brazilin në barazimin 0-0 me disa ndërhyrjen që shenjuan rrugën e tij drejt legjendës. Përpara tij kishte hyrë edhe paraardhësi i tij Antonio Carbajal i cili në periudhën 1950-1966 u bë i pari që luajti në 5 botërorë
‘Ishte ndeshja që më ndryshoi jetën, një pikë kthimi në karrierën time’-tha Ochoa në një intervistë për FIFA në lidhje me ndeshjen kundër Seleçaos. Por pavarësisht kësaj asnjë klub i rëndësishëm nuk lëvizi për ta blerë dhe kështu udhëtimi i tij në Evropë, vijoi te Malaga, Granada dhe Liege.
Emri i Memo u zhduk nga faqet e para të gazetave dhe duket se ai shfaqet vetëm në botërorë. Në Rusi 2018, duart e tij ndalën Gjermaninë, kampionen në fuqi të botës dhe Meksika fitoi 1-0 me Ochoan që u kthye nën dritat e prozhektorëve. Në 2019 u kthye në vendlindje te America deri në momentin kur Salernitana e riktheu në Kontinentin e Vjetër. Kur? Në 2022 menjëherë pas Botërorit të Katarit. Imazhi i turneut në Azi ishte penalltia e pritur ndaj Robert Leëandoëskit në ndeshjen e parë në grup e mbyllur me barazimin 0-0. Aktualisht aktivizohet në Qipro me AEL Limassol, ndërsa vendi i tij në portën e Meksikës është marrë nga Raul Rangel që është 15 vjeç më i ri. Me Meksikën të kualifikuar në 1/16 e finaleve dhe të sigurt në vendin e parë në grup, në sfidën ndaj Çekisë duket se është rezervuar tuneli i nderit për Memo.
Top Channel