Skandal në Botëror/ Turqia kërkon riluajtjen e ndeshjes, prapaskena e çmendur me “orën e arbitrit”
Një ditë nuk do të përbëjë më lajm, shpresojmë, por ndërkohë në Botërorin e këtij viti ka një risi; dy arbitre gra do të gjykojnë ndeshje të raundit të tretë të fazës së grupeve të Botërorit 2026. Bëhet fjalë për amerikanen Tori Penso që do të vendosë drejtësi në Ekuador-Gjermani dhe meksikanen Katia Garcia që do të gjykojë Tunizi-Holandë.
Nuk është hera e parë që një ndeshje botërori gjykohet nga një arbitre grua. Akullin e theu Stephanie Frappart që gjykoi sfidën mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë në Katar 2022. Por në edicionin e këtij viti përfshirja e gjinisë femërore po rritet gjithnjë e më shumë, asnjëherë në të njëjtin turne nuk janë caktuar dy arbitre njëkohësisht që të gjykojnë një ndeshje të futbollit të meshkujve.
Tori Penso, 39 vjeç konsiderohet si një prej arbitreve më të mira në SHBA dhe caktohet të gjykojë ndeshje si në futbollin e meshkujve dhe atë të femrave. Ndërsa Katia Garcia 33 vjeç donte të ishte futbolliste, por ëndrra iu thye dhe iu dedikua arbitrimit dhe është zgjedhur të gjykojë edhe në Gold Cup dhe Lojërat Olimpike.
Në total, janë 6 arbitre gra që kanë pasuruar klasën arbitrare në Amerikë duke përfshirë edhe arbitret anësore dhe ato të sallës VAR. Përveç Penso e Garcia në këtë Botëror janë edhe
Neuza Back (Brazil), Mary Blanco (Kolumbi), Migdalia Rodriguez (Venezuelë) dhe Kathryn Nesbitt (SHBA). Janë 6 në 170, vetëm 3.5%. Një shifër kjo ende e ulët por që është duke u rritur vazhdimisht
Ndryshimi është bërë edhe në komentimin e ndeshjeve dhe një hap të madh në këtë pikë e ka bërë televizioni Rai në Itali ku është vendosur që një ndeshje e Botërorit t’i besohej komentatores Tiziana Alla me këtë të fundit që deburiu me ndeshjen mes Anglisë dhe Ganës.
Përsa iu përket stafit të kombëtareve, në këtë aspekt nuk është diçka e rrallë të shohësh figura femërore si anëtare në zyrën e shtypit apo zonat komerciale. Por Curaçao i vogël është i vetmi në 48 skuadra pjesëmarrëse që ka emëruar një grua në rolin e mjekes së skuadër; quhet Suzanne Huurman. Është holandeze, ashtu sikurse thuajse i gjithë delegacioni i Curaçaos dhe ka një të kaluar të rëndësishëm në sektorin shëndetësor të Realit të Madridit dhe PSV Eindhoven. ‘Nëse regon se je kompetente dhe e zonja në atë që bën, është e lehtë të pranohesh edhe në një botë me shumicë mashkullore, sepse ajo që ka rëndëso është cilësia dhe aftësia për të arritur rezultate-tha ajo
Ndërkaq, diçka po lëviz dhe në nivel rregulloresh, sidomos falë punës së ish trajneres së kombëtares amerikane Jill Ellis që po punon në promovimin e futbollist të vajzave si drejtuese e FIFA. Një vendim është marrë disa muaj më parë; duke nisur nga Botërori i vajzave të 2027, çdo kombëtare do të duhet të ketë në stafin teknik të paktën dy gra. Në edicionin e 2023, 20 nga 32 trajnerë ishin meshkuj.
Top Channel