Nga dentisi i Kepit të Gjelbër te pastori i Iranit, historitë e portierëve të panjohur që u bënë yje të Botërorit
Suedezi, i cili po komenton Kampionatin Botëror në “Fox Sports”, ka kritikuar ashpër ekipin dhe trajnerin Rudi Garcia.
Ecuria e Belgjikës deri më tani në Botërorin 2026 ka qenë zhgënjyese, me dy barazime në dy ndeshjet e para. Skuadra ka përpara edhe një sfidë vendimtare kundër Zelandës së Re, të cilën nëse nuk e fiton, do të eliminohet përfundimisht nga turneu.
Zlatan Ibrahimoviç ka marrë rolin e komentatorit pas përfundimit të karrierës së tij profesionale, duke analizuar Kampionatin Botëror në kanalin FOX. Ylli suedez nuk i kurseu fjalët kur u pyet për performancën e kombëtares belge në ndeshjen kundër Iranit.
“Gati sa nuk më zuri gjumi në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë fjeta fare. Nuk mendoj se ka shumë për të thënë për këtë ndeshje; një tjetër barazim, kështu që le të shohim se çfarë do të ndodhë në sfidën pasardhëse. Sidoqoftë, do t’ua lë kolegëve të mi ta komentojnë më gjatë këtë,” tha ai për “FOX Sports”, ku analizon ndeshjet e Kampionatit Botëror krah Thierry Henry.
Top Channel