Live Angli-Gana/ Shkelmohet topi i parë në Boston, të dyja skuadrat luajnë për kualifikimin
Departamenti për Sigurinë Kombëtare në SHBA po modifikon rregullat për kombëtaren iraniane në prag të ndeshjes që ajo do të luajë ndaj Egjiptit në Seattle.
Sipas rrjetit televiziv NBC që citon një zëdhënës të Departamentit duke nënvizuar se skuadrës iraniane do t’i lejohet të shkojë në Shtetin e Washigtonit, 2 ditë përpara ndeshjes në mënyrë që të këtë 24 orë më shumë në dispozicion në krahasim me kohën që ka pasur deri në këtë moment.
Gjithsesi, Iranit do t’i duhet të kthehet menjëherë pas ndeshjes në Tijuana në Meksikë. ‘Në kuadër të ndeshjes së 26 qershorit në Seattle, skuadra iraniane do të lejohet të vijë dy ditë para ndeshjes. Do të duhet të rikthehet në të njëjtën ditë, pas përfundimit të ndeshjes’-shpjegoi zëdhënësi-edhe njëherë, presidenti Trump dëshiron të sigurohet se flitet vetëm për atë që ndodh në fushë. Një pjesë e mirë e këtij impenjimi është për të garantuar sigurinë, jo vetëm në stadiume, por edhe në qendrat stërvitore’.
Modifikimi i këtij rregulli u bë i nevojshëm sepse Seattle është 3 orë fluturimi nga Tijuana, ndërsa Los Angeles ku Irani luajti 2 ndeshjet e para ishte vetëm 45 minuta larg.
Top Channel