Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin
‘Çfarë bëmë teksa prisnim të riktheheshim në fushë? Kemi luajtur me letra’-kështu u shpreh trajneri i Francës Didier Deschamps teksa me tone shakaje tregoi për pritjen e gjatë pas pezullimit të ndeshjes me Irakun për shkak të rrufeve-Në realitet po argëtohesha me futbollistët e mi’
Në lidhje me këtë moment foli edhe Kylian Mbappe, autori i dy golave në fitoren 3-0 të nënkampionëve të botës.
‘Ishte një mbrëmje shumë e gjatë. Kaluam shumë kohë duke pritur. Është e lodhshme në nivel emotiv dhe mental sepse duhej të qëndronim gjithë kohën të përqendruar dhe aktivë në dhomën e zhveshjes. Të rrish për 1 orë e gjysmë, gati 2 orë duke ruajtur përqendrimin është shumë e vështirë dhe kërkon shumë. Futbollistët bënë një sforco të madhe ashtu sikurse edhe stafi’-tha Mbappe
Ndërsa Jules Kounde hyri më në detaje.
‘Bëmë pak çiklizëm për të qëndruar aktivë. Më pas ndaluam për të biseduar teksa prisnim të ktheheshim në fushë për nxemjen-tregoi mbrojtësi i përfaqësueses franceze.
Top Channel