Pushimi për hidratimin në Botëror, FIFA mendon ta mbajë edhe edicionet e ardhshme

23/06/2026 22:59

FIFA do të studiojë mundësinë për të mbajtur pauzën e hidratimit edhe në edicionet e tjera të botërorit, pavarësisht polemikave të shpërthyera për shkak të ndërprerjes së lojës gjatë ndeshjeve të Botërorit 2026.

Presidenti i këtij institucioni, Gianni Infantino e mbrojti vendimin për të aplikuar këtë pauzë në mesin e çdo pjese duke pohuar se mund të kontribuojë për të bërë lojën më intriguese për tifozët. Kreu i FIFA shtoi se do të analizohet situata edhe për turnetë e ardhshëm duke u bazuar te kjo eksperiencë.

Pas kritikave se këto pauza ishin një mënyrë për të shfaqur reklamat apo një time out i stilit amerikan, Infantino tha se këto ndërprerje kan pasur një impakt pozitiv.

‘Ndoshta trajneri mund të rivlerësojë disa situata, të korrigjojë disa gabime-tha Infantino-futbollistët pushojnë dhe kthehen në fushë në regjim të plotë. Ndoshta është diçka e mirë’-tha Infantino. Shohim edhe intensitetin e ndeshjeve. Nuk kemi parë kurrë 90 minuta të një turneu si këto që po luhen me një intensitet të tillë. Ndoshta, ndoshta jo, por ndoshta është edhe pak meritë e kësaj pauze të vogël që iu lejohet futbollistëve, pas së cilës ata mund të kthehen në fushë për të treguar se çfarë janë në gjendje të bëjnë’.

Top Channel