Pankina e Gjermanisë, Rudi Voeller bën fakt të kryer qëndrimin e Nagelsmann deri në 2028

23/06/2026 14:51

Rudi Voeller, Drejtori Sportiv i kombëtares gjermane të futbollit ka shprehur bindjen se Julian Nagelsmann do të qëndrojë në pankinën e Die Mannschaft edhe pas botërorit 2026 e madje deri në Evropianin e 2028.

Në një intervistë për Magenta TV, Voeller siguroi se trajneri aktual i skaudrës 4 herë kampione të botës do të jetë në pankinë edhe për dy vitet e tjerë.

‘Do të qëndrojë në atë pozicion. Mezi pres që të vijnë 2 vitet e ardhshme deri në Evropian-tha Voeller duke mbështetur në këtë mënyrë qëndrimin në stolin e Panzerave të trajnerit 38 vjeçar

Intervista e Voeller vjen në një moment kur kanë shpërthyer debatet rreth të ardhmes së Nagelsmann. Diskutimet u bënë akomë më intensive pas frazës polemizuese ‘tani për tani’ i thënë nga Jurgen Klopp për Magenta TV ku ishte i ftuar si opinionist, një frazë që rriti spekulimet për një largim të mundshëm të Nagelsmann pas përfundimit të Botërorit.

‘Julian e bën formacionin…tani për tani’-ishte shprehja e Klopp të cilin zërat e merkatos e bënë si pasuesin e mundshëm të Nagelsmann. Ish trajneri i Liverpool, që tani është shefi i departamentit të futbollit te Red Bull, nuk vonoi shumë dhe i kërkoi ndjesë trajnerit aktual të Gjermanisë për fjalët e tij

Julian Nagelsmann e ka kaluar kufirin e 1000 ditëve si trajner i Gjermanisë që nga 2023 lkur zëvendësoi Hansi Flick. Voeller i thurri sërish lavde 38 vjeçarit dhe e cilësoi si zgjedhjen ideale për këtë post duke vënë në dukje si ndershmërinë ashtu edhe evolucionin profesional të tij në vitet e fundit. E megjithatë duhet kujtuar se trajneri ka një klauzolë në kontratën e tij që ia lehtëson largimin nga posti i trajnerit të kombëtares për të shkuar në drejtim të një klubi të rëndësishëm në Premier League apo La Liga.

Top Channel