Norvegjia, në duart e Erling Haaland: Nuk e di me saktësi se çfarë bëj

23/06/2026 10:28

Norvegjia u kualifikua për në 1/16 e finaleve të Botërorit dhe do të luajë për vendin e parë në grupin I ndaj Francës.

Skuadra skandinave mundi Senegalin ku Lojtari i ndeshjes u shpall Erling Haaland që shënoi një dygolësh në këtë përballje duke shkuar në kuotën e 4 golave në këtë edicion të Kupës së Botës.

‘Kjo natë ishte në lartësinë e netëve të mëdha që kam përjetuar në të gjithë jetën time-tha Haaland-është pak a shumë e njëjta ndjesi që kisha pas finales së Ligës së Kampioneve me Manchester City, kështu që do të thotë shumë. Jam shumë krenar që jam pjesë e të gjithë kësaj. Specialiteti im është të shënoj gola. Thjesht jam shumë i mirë në shënimin e golave dhe kam shumë fat. Nuk e di me saktësi se çfarë bëj, por kështu është’

Ndeshja e fundit në grup është ajo ndaj Francës së Kylian Mbappe për vendin e parë në grup, një sfidë që ka brenda saj pikërisht edhe duelin mes dy goleadorëve të skuadrave respektive.

‘Duhet të jemi realistë. Nuk kërkojmë të fitojmë botërorin. U kualifikuam, kaluam në raundin tjetër, që është diçka e pabesueshme-shtoi Haaland-Franca? Nuk më intereson shumë kjo ndeshje, ndoshta do të fitojnë ndaj nesh, ndoshta do të fitojnë turneun’.

Top Channel