Kepi i Gjelbër është tashmë kampioni i Botërorit tjetër…

23/06/2026 14:32

Vozinha dhe 10 futbollistë të tjerë. Kështu mund të flasësh kur përmend Kepin e Gjelbër, por do të ishte shumë e padrejtë të nënvlerësohet një skuadër dhe një kombëtare që ka befasuar një botë të tëra në tokën amerikanoveriore, por që e ka bërë paralajmërimin që përpara se të vinte se e kishte shumë seriozisht.

Dhe këtë e bëri duke fituar thellë ndaj Serbisë në miqësoren përpara startit të Kupës së Botës duke ratifikuar gjithçka teksa eliminoi Kamerunin në raundin e fundit të kualifikueseve për kompeticionin madhor

Por merita e kësaj skuadre shkon më larg. Me vetëm 12 skuadra në Ligën vendase, ka arritur që futbollistët e grumbulluar nga Pedro Leitao Brito, të fitojnë  një rëndësi të madhe dhe të papritur për ta edhe pse shumë prej tyre janë pjesë e elitës evropiane të futbollit. Rasti më special padyshim është portieri i Kepit të Gjelbër dhe impakti i tij i jashtëzakonshëm në rrjetet sociale.

Për momentin Kepi i Gjelbër mund të mburret me faktin se është ndër të paktat kombëtare që nuk kanë pësuar humbje në fazën finale të një kupe bote deri tani teksa është përballur me dy skuadra që kanë mundur të triumfojnë në botërorë si Spanja dhe Uruguaji. Çfarëdo që të bëjë Kepi i Gjelbër tani e tutje, ajo do të jetë mes 50 ekipeve më të mira të botës. Skuadra afrikane është shembulli perfekt i asaj që është dhe çfarë përfaqëson ky format i ri i Botërorit me 48 skuadra dhe të asaj që FIFA propozoi me vendimin për të rritur numrin e skuadrave pjesëmarrëse dhe t’u japë mundësinë që të marrin pjesë edhe skuadrat që nuk kanë qenë kurrë protagoniste në një kompeticion të tillë.

Për Kepin e Gjelbër po flitet si zbulimi i madh i kësaj Kupe Bote, por ka më shumë. Katar dhe Curaçao kanë mundur të fitojnë pikë edhe pse kanë pësuar edhe goleada në ndeshjet e tyre. Por është krijuar ndjesia se bota tjetër futbollistike e ka fituar të drejtën për të qenë e pranishme në festën e madhe të futbollit.

Trajneri Pedro Leitao Brito konsiderohet si një ndjekës besnik i mësimeve të Marcelo Bielsës, një trajner me shumë mundësi e kanë larguar pas barazimit surprizë të skuadrës së tij. I aktivizuar si lojtar në Spanjë, Portugali dhe Angola ai ka qenë gjithashtu edhe kapiteni i kombëtares që drejton aktualisht. Kurioz është fakti që nuk ka drejtuar kurrë një skuadër jashtë vendit të tij, por tani fama i është shumëfishuar. Merita e madhe e tij është se mundi të bëjë realitet ëndrrën e shumë, shumë vendeve dhe kombëtareje që nuk e kanë pritur kurrë që të ishin në një Botëror dhe qe ndihen të realizuara nga ajo çfarë po bën Kepi i Gjelbër.

 

Top Channel