Infantino feston me Ronaldon, urimi special i numrit një të FIFA-s për “Mbretin” e ri të Botërorëve!

23/06/2026 19:37

Arritja historike e Cristiano Ronaldos, i cili u bë lojtari i parë në histori që shënon në gjashtë edicione të ndryshme të Kampionatit Botëror, nuk ka kaluar pa u vënë re nga nivelet më të larta të futbollit botëror.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka përdorur rrjetet e tij sociale për t’i dërguar një mesazh urimi yllit portugez. Infantino e cilësoi këtë sukses si një “arritje të pabesueshme” dhe përgëzoi publikisht kapitenin e Portugalisë për këtë standard të ri të vendosur në futbollin botëror.

Në mesazhin e tij, presidenti i FIFA-s nuk ngurroi t’i dërgonte edhe urimet e tij më të mira portugezit për vazhdimësinë e turneut, duke konfirmuar edhe një herë vlerësimin e madh që institucioni më i lartë i futbollit ka për shifrat marramendëse të Ronaldos.

Top Channel