Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin
Gjasat janë shumë të pakta që Paolo Maldini të jetë drejtori i ri teknik i kombëtares italiane të futbollit.
Giovanni Malagò, presidenti i ri i FIGC, kishte shprehur dëshirën ta kishte atë në rolin e drejtorit teknik, por lajmet e fundit tregojnë se një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së futbollit nuk do të ribashkohet me fanellën “Azzurra”.
Një histori e ndërprerë Karriera e Paolo Maldinit si lojtar me kombëtaren italiane u mbyll më 18 qershor 2002, ditën kur Italia u eliminua nga Kupa e Botës në Kore dhe Japoni. Pavarësisht se vazhdoi të luante për klubin e tij deri në vitin 2009, të gjitha përpjekjet për ta kthyer atë në kombëtare ishin të kota. Marcello Lippi u përpoq ta bindte për Botërorin 2006, por Maldini, duke treguar dinjitet dhe korrektësi morale, refuzoi. Ai nuk e konsideronte të drejtë të merrte vendin e një lojtari tjetër pas një cikli kualifikues ku nuk kishte marrë pjesë. Ironia e fatit e deshi që Italia të fitonte Botërorin pikërisht një vit pasi ai u largua nga kombëtarja.
Një lidhje që vjen nga larg Historia e familjes Maldini me kombëtaren italiane nisi më 6 janar 1960 me Cesare Maldinin. Kur “Paolino” erdhi në jetë në vitin 1968, lidhja mes familjes dhe kombëtares ishte tashmë shumë e fortë. Në vitin 1986, Cesare, asokohe trajner i U-21, i dha mundësinë Paolos të debutonte, ndërsa në vitin 1988, Azeglio Vicini e thirri atë në kombëtaren e madhe. Pjesa tjetër është histori: Paolo Maldini mbeti titullar i padiskutueshëm për 14 vite, duke qenë protagonist në evenimente të mëdha si Italia ’90, Pasadena ’94, dhe Europiani i vitit 1996.
Top Channel