Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre, Messi, Mbappé, Haaland dhe Kane protagonistë
Seanca e fundit stërvitore e Kolumbisë në prahgë të ndeshjes me Republikën Demokratike të Kongos u pezullua ditën e hënë për shkak të një shtrëngate.
Futbollistët amerikanolatinë po stërviteshin në qendrën sportive të Guadalajara në Meksikë, kur u urdhëruan që të strehoheshin në ambientet e brendshme.
Federata Kolumbiane e Futbollit bëri të ditur se stërvitja zgjati më pak se 30 minuta kur u bë e nevojshme që ajo të pezullohej, me futbollistët që e përfunduan këtë seancë në palestër. Ndërsa skuadra e Republikës Demokratike të Kongos, po ditën e hënë, u stërvit gjatë paradites në SHBA përpara se të udhëtonte drejt Guadalajarës.
Sfida mes Kolumbisë dhe Republikës Demokratike të Kongos është e dyta e Grupit K për të dyja skuadrat. Kolumbia e nisi botërorin me fitoren 3-1 ndaj Uzbekistanit, ndërsa Republika Demokratike e Kongos barazoi 1-1 me Portugalinë e Cristiano Ronaldos.
Top Channel