Video epike/ Fitorja historike kundër Senegalit, shikoni festën madhështore të lojtarëve dhe tifozëve të Norvegjisë në stadium
Alienët mesa duket ekzistojnë dhe për momentin janë mbledhur të gjithë në Amerikën e Veriut. Nuk po flasim për miqtë e E.T por për goleadorët e Botërorit që po shënojnë me një vazhdimësi impresionuese teksa kanë nisur një sfidë në distancë mes tyre që ndizet ndeshje pas ndeshje.
Asnjëherë më parë si në këtë edicionet numrat 9 e 10 nuk janë shfaqur kaq në formë në evenimentin më të rëndësishëm të futbollit.
Mbappe thërret, të tjerët përgjigjen
I pari që telefonoi(jo në shtëpi si krijesa e gjelbër e Spielberg) ishte Kylian Mbappe që u prezantua me një dygolësh në fitoren 3-1 me Senegalin, një dygolësh që i dhanë mundësinë të thyejë rekordin e Giroud si shënuesi më i mirë i Francës dhe të spostojë më poshtë në renditjen e përgjithshme Just Fontaine(14 gola kundrejt 13) dhe e gjithë kjo në 16 qershor. Dy golat e Mbappe zgjuan Erling Haaland që shënoi dy golat e parë të tij në Botëror në sfidën ndaj Irakut dhe Lionel Messin me argjentinësin që realizoi tregolësh ndaj Algjerisë duke barazuar Miroslav Klose. I fundit që u përgjigj në apel ishte Harry Kane me një dygolësh ndaj Kroacisë
Raundi i dytë
Pas 20 minutash aktivizim në sfidën me Kepin e Gjelbër, ai që rifitoi besimin e topin ishte Lamine Yamal të cilit i mjaftuan 10 minuta në ndeshjen me Arabinë Saudite për të bërë të ditur se në këtë botëror është edhe ai. Një gol i lehtë vetëm në dukje me numrin 19 të La Roja që u gjet në gatishmëri në shtyllën e dytë për një rrëshkitje të tij për të dërguar topin në rrjetë me portën bosh. Rikthimi i 18 vjeçarit bëri që protagonistët e sipërpërmendur të mos e humbisnin përqendrimin. I pari që u përgjigj ishte Messi që me dygolëshin ndaj Austrisë është i vetëm në krye të klasifikimit historik të Botërorit(18 gola kundër 16 të Kloses). Pak orë më vonë në Philadelophia, Mbappe u përgjigj me të njëjtën monedhë, edhe për francezin janë 16 gola në botërorë. Në 2022 ai e mbylli botërorin me 7 gola në 8 ndeshje, ndërsa aktualisht është në 4 gola pas 2 ndeshjeve. Edhe vikingu Haaland shënoi një dygolësh tjetër këtë radhë ndaj Senegalit. Në 26 qershor do të jetë Norvegji-Francë, dhe rekomandimi është që të ndiqet me vëmendje ajo që do të ndodhë në Boston Stadium. Në këtë mbrëmje Kane do të tentojë që të mos humbasë kontaktin duke shfrytëzuar faktin që në letër ndeshja ndaj Ganës nuk është shumë e vështirë për të pasuruar statistikat e tij.
Mungesa e madhe
Por 3 orë përpara Kane, në fushë do të jetë Cristiano Ronaldo, i thirrur në apel për ‘t’u zgjuar’ në Botërorin e tij të 6. Në sfidën ndaj Republikës Demokratike të Kongos shpesh dha përshtypjen se shëtiste në fushe, ndërsa në dhomën e zhveshjes duket se 41 vjeçari nuk gëzon shumë vlerësim dhe krahasimi në distancë me Messin rëndon. Portugalia do të luajë me Uzbekistanin në Houston, për Ronaldon nuk do të jetë apeli i fundit por shansi është shumë tundues dhe 41 vjeçari duhet ta shfrytëzojë me instiktin vrasës që e karakterizon dhe që e ka ndihmuar të shënojë 973 gola në një karrierë që mbetet e jashtëzakonshme pavatësisht ecurisë në këtë Botëror
Surprizat në klasifikimin e shënuesve
Përvec kampionëve të cituar, mes shënuesve surprizë në këtë botëror është Deniz Undav. Pesëdhjetë e gjashtë minuta në dy ndeshjet e para me Gjermaninë dhe shënoi 3 gola e dy asist. Është e vërtetë që të parin e shënoi ndaj Curaçaos, por padyshim që qendërsulmuesi i Stuttgartit duhet vëzhguar me vëmendje. Do të festojë 30 vjetorin e tij në 19 korrik, ditën e finales dhe kushedi… Në kuotën e 3 golave është edhe Jonathan David që i shëno në ndeshjen me Katarin. Ndeshjet e ardhshme do të thonë nëse ajo e sulmuesit të Juventusit është thjesht një shkëndijë, apo vërtet aroma e shtëpisë e ka kthyer të jetë goleadori që bardhezinjtë prisnin të shihnin këtë sezon. Mes shumë futbollistëve që janë në kuotën e 2 golave janë brazilianët Matheus Cunha dhe Vinicius, holandezi Cody Gakpo dhe zvicerani Johan Manzambi. Por të gjithë janë lënë në hije nga madhështia e Messit, Mbappe e Haaland që për momentin janë lojtarët simbol të këtij botërori amerikanoverior.
Top Channel