Harry Kane, viktimë e magjisë së zezë së Ganës?
Ëndrra për të parë skuadrën tënde të debutojë në kampionatin Botëror të futbollit në një tempull të këtij sporti si stadiumi Azteca në Meksiko dhe hidhërimi i madh për humbjen 3-1; imazhi i tifozit të vogël të Uzbekistanit në lot dhe duke mbajtur fort trofeun e imituar të Kupës së botës, bënë xhiron e botës në rrjetet sociale.
Dhe kjo edhe falë gjestit të fair play të tifozëve amerikanolatinë që e rrethuan vogëlushin dhe për ta ngushëlluan intonuan kore mbështetëse për ‘Ujqërit e bardhë’
Por ditën e dielë, këto lot trishtimi u shndërruan në një gëzim të madh për Isfandiyor, pasi pati mundësinë të takonte idhujt e tij teksa përgatiteshin për ndeshjen e së martës me Portugalinë. Vetë trajneri Fabio Cannavaro tregoi gjithçka përmes në postimi ku kishte publikuar foto te vogëlushit në qendrën stërvitore të Uzbekistanit
‘I dashur Isfandiyor, faleminderit për vizitën tënde gjatë stërvitjes sonë-shkruante në mesazhin e tij Cannavaro-të pamë duke qarë pas ndeshjes me Kolumbinë dhe u prekëm. Futbolli duhet të jetë lumturi dhe argëtim për të gjithë dhe për këtë arsye nuk mund të shtireshim sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Donim të të kthenim qetësinë që kishe humbur në stadium, ndjesinë e lehtësisë(edhe me topin) që duhet t’iu përkasë të gjithë fëmijëve’.
View this post on Instagram
Top Channel