Skandal në Francë/ Pezullohet gazetarja e njohur pas komenteve për Jérémy Doku!

22/06/2026 00:45

Gazetarja e njohur franceze, France Pierron, është pezulluar zyrtarisht nga transmetimi në rrjetin televiziv “La Chaîne L’Équipe”, pas disa komenteve kontroverse që bëri në drejtim të anësorit belg, Jérémy Doku.

Si pasojë e kësaj mase disiplinore të marrë nga drejtuesit e televizionit, gazetarja nuk do të lejohet të prezantojë emisionin e saj sportiv “L’Équipe de choc” gjatë kësaj të hëne. Vendimi i menjëhershëm vjen pas reagimeve të ashpra që shkaktuan deklaratat e saj në opinionin sportiv.

Top Channel