Tifozi i vogël qau për Uzbekistanin, Cannavaro dhe lojtarët e përqafojnë në stërvitje…
Irak prej vitesh po jeton një paqe të brishtë që mund të shkatërrohet në çdo moment. Shteti Islamik prej vitesh këcëon me një rilindje për të rrëzuar qeverinë. Grupe si ISIS apo Al Qaeda ngjallin terror kudo që veprojnë.
Përballë vuajtjes së shoqërisë, sporti ëshë një medilament për moralin e popullit, apo siç e ka thënë vetë trajneri i Irakut, Jesus Casas, futbolli është një oaz për vendin. Iraku u përball me Bolivinë në ndeshjen vendimtare të kualifikimit për Kupën e Botës të këtij viti. Ishte minuta e 53 e sfidës kur Aymen Hussein shënoi në portën boliviane dhe pas fërshëllimës së fundit të arbitrit Iraku festoi kualifikimin në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik për herë të dytë në historinë e tij. Më parë kjo përfaqësuese kishte marrë pjesë në Botërorin e 1986 në Meksikë.
Goli i Hussein zgjoi Bagdadit dhe për një moment rrugët e kryeqytetit irakian u pushtuan nga alegrua. Një lumturi që Hussein nuk ka mundur ta shijojë gjatë fëmijërisë së tij. Në vitin 2008, Aymen Hussein u desh të përballej me goditjen më të rëndë që mori në jetën e tij. Babai i tij, oficer ushtrie, u vra gjatë shërbimit gjatë një atentati të kryer nga grupi terrorist Al Qaeda. Nëna e tij mbeti vejushë dhe u desh të vijonte jetën me të dy djemtë e saj, por terrori nuk u ndal aty. Familja prej vitesh është kërcënuar nga Shteti Islamik që nga momenti kur ky i fundit zbuloi se babai i futbollistit ka qenë ushtarak.
Organizata i persekutonte personat si babai i Hussein në mënyrë të vazhdueshme. Në 2014, ISIS mori kontrollin e zonës së Kirkuk, qyteti i lindjes së djaloshit Aymen. Vëllai i tij ishte agjent policie dhe kështu ishte në listën e zezë të organizatës terroriste. Xhihadistët e rrëmbyen. Edhe pas 12 vitesh nuk dihet fati i tij. Aymen Hussein u kujdes për nënën e tij dhe futbolli i shërbeu si një rrugë shpëtimi për jetët e tyre.
Pas vitesh të tëra mbijetese dhe me një karrierë mëse të konsoliduar në disa kampionate në Lindjen e Mesme, Hussein bëri historinë me Bolivinë duke e kualifikuar Irakun në një Botëror për të dytën herë në historinë e tij dhe jo vetëm kaq, ai ka mundur edhe të shënojë për kombëtaren e tij në ndeshjen e parë me Norvegjinë, një gol që shërbeu vetëm për statistikë për sfidën në vetvete, por që për futbollistin ka një vlerë shumë të madhe…është një gol që erdhi 40 vjet pas pjesëmarrjes së parë të Irakut në një Kupë Bote
Top Channel