“Në moshën e tij unë peshoja 120 kile!” Ronaldo ngre në qiell Messin: “Ai ka parakaluar çdo legjendë”
Të jetosh një shekull do të thotë të kesh parë me sytë e tu ndryshimin radikal të njerëzimit.
Por për një gjyshe 100-vjeçare, e cila ka kaluar nëpër filtrin e historisë ngjarjet më të mëdha të planetit, asgjë nuk e krahason me emocionin që i ka dhuruar një djalosh me numrin 10 mbi shpinë.
Nëse kthehemi pas në kohë, kjo tifoze ka lindur në një botë krejtësisht ndryshe. Ajo ishte adoleshente gjatë Luftës së Dytë Botërore, përjetoi tmerrin e bombave në Hiroshimë dhe Nagasaki, ndoqi me ankth Luftën e Koresë dhe të gjithë periudhën e gjatë të Luftës së Ftohtë.
Ka qenë dëshmitare e momentit historik kur “Apollo 11” preku Hënën në vitin 1969 dhe u trondit si mbarë bota nga sulmet e 11 shtatorit në Nju Jork.
Në aspektin teknologjik, ajo e nisi jetën pa pasur një radio në shtëpi, pa më pas krijimin e kompjuterave, mbajtjen në dorë të iPhone-it të parë në vitin 2007, e deri te revolucioni aktual i Inteligjencës Artificiale.

Kampionati Botëror: Nga Maradona te Messi
Megjithatë, për një adhuruese të çmendur të futbollit, memoriet më të bukura lidhen me fushën e gjelbër. Ajo pati fatin të jetonte epokën e artë të Diego Armando Maradonës dhe ta shihte atë duke ngritur trofeun e madh në vitin 1986. Kur dukej se asgjë nuk do ta kalonte dot atë brez, në skenë doli Lionel Messi.
“Kam parë gjithçka që mund të ofrojë ky planet, të mirat dhe të këqijat. Por ajo që bëri Lionel Messi në kampionatin botëror të Katarit ishte magji e pastër. Kam pritur pothuajse një shekull për të parë një futboll të tillë,” – mësohet të ketë thënë veteranja e shkallëve të stadiumit.
Kjo 100-vjeçare është prova e gjallë se futbolli nuk është thjesht një lojë, por një fije lidhëse mes brezave. Ajo ka parë botën duke u shkatërruar dhe rindërtuar, por në fund, pas 100 viteve eksperiencë, verdikti i saj është i prerë: Lionel Messi është më i madhi i historisë.
Top Channel