I theu rekordin e golave në Botërorë, Miroslav Klose i përulet Messit: Është më i miri i të gjitha kohërave

22/06/2026 22:40

Vendosja e rekordit të ri me 18 gola të shënuar në historinë e botërorve nga Lionel Messi ishte lajmi i ditës në median sportive në mbarë botën.

Argjentinasi me dy golat e shënuar ndaj Austrisë iu shkëput legjendës gjermane Miroslav Klose që deri më tani kryesonte me 16 gola të shënuar. Ky i fundit nuk vonoi të reagojë pas rekordit të ri të vendosur nga kapiteni i Argjentinës  duke e përkufizuar si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

‘Për mendimin tim, Lionel Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.Urime kampion!-deklaroi Klose për ‘Süddeutsche Zeitung’ 

Në ndeshjen e raundit të parë, Messi shënoi 3 gola ndaj Algjerisë për të barazuar sulmuesin mitik gjerman me 16 gola dhe ndaj Austrisë me dy golat e tjerë ndodhi edhe shkëputja e tij dhe tani është i vetëm në krye të klasifikimit historik.

Vetëm përpara 5 ditësh, Klose për të njëjtën të përditshme e kishte ndjerë se rekordi i tij do të thyhej në këtë botëror.

‘Është gjithçka shumë në rregull. Rekordi do të thyhej herët a vone dhe unë jam i lumtur që e thyen Messi. Jam një admirues i madh i tij, gjithnjë kam thënë-ishin fjalët e Kloses në atë intervistë ku ndër të tjerat e përkufizoi Messin si një gjeni.

Top Channel