Harry Kane, viktimë e magjisë së zezë së Ganës?

22/06/2026 14:57

Ditën e martë Anglia do të luajë ndeshjen e dytë në Grupin L me Ganën me Tre Luanët që shkojnë në këtë përballje me petkun e favoritit absolut pas fitores bindëse në sfidën e parë me Kroacinë.

Por skuadra e Thomas Tuchel duket se duhet të tregojë kujdes, sidomos kapiteni i saj Harry Kane i cili pritet të bëhet viktimë e magjisë së zezë nga Gana.

E përditshmja britanike Daily Star intervistoi Nana Këaky Bonsam, magjistarin më të njohur në Ganë. I njohur  si ‘Djalli i së mërkurës’, Bonsam tha se ka përdorur magjinë e tij për të frenuar sulmuesin e përfaqësueses angleze, Harry Kane

‘Po punoj mbi Harry Kane-tregon Bonsam-e kam treguar se çfarë jam në gjendje të bëh, kështu që e di se çfarë duhet të bëj për ta ndalur. Jam shumë i famshëm për parashikimet e mira. Nuk i uroj dëmtime të rënda. Mjafton që të jetë larg skuadrës së vendit tim. Do të bëj punën time për të ndihmuar Ganën’

Magjistari pohoi se kishte provokuar edhe dëmtimin e Cristiano Ronaldos në Botërorin 2014 kur Portugalia u përball me skuadrën ganeze.

Top Channel