Ora zyrtare u vendos! Zbardhet fati i ndeshjes pas stuhisë së frikshme në SHBA, ja kur zbresin sërish yjet në fushë!
Julian Alvarez bën hapin që po priste Barcelona. Sulmuesi i Atletico Madrid, që është objektivi kryesor i merkatos së klubit katalanas, lëshoi ‘bombën’ në lidhje me të ardhmen e tij, për të cilën foli në përfundim të ndeshjes me Austrinë që Argjentina e fitoi me rezultatin 2-0.
‘Gjëja më e mirë është një transferim dhe unë dua të bëj realitet ëndrrën time-tha Alvarez në një intervistë për ESPN-nuk është momenti për të folur për këtë, por as nuk mund të fshihem. Kërkoj të jem një njeri i ndershëm dhe kam folur me njerëzit në klub, me ata që duhej të flisja’.
Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por kujtojmë se Barcelona e ka bërë një ofertë të parë përpara disa javësh prej 100 milionë eurosh për Alvarez që Atletico Madrid e refuzoi në mënyrë kategorike ashtu siç bëri edhe me ofertën prej 150 milionë eurosh të Realit të Madridit.
Top Channel