Belgjika, Jeremy Doku bëhet baba, vjen në jetë djali i tij, Praise

22/06/2026 21:53

Jeremy Doku bëhet baba. Bashkëshortja e tij Shireen solli në jetë fëmijën e tyre të parë, një djalë të cilit i kanë vënë emrin Praise.

Ishte Federata Belge e Futbollit që e konfirmoi lajmin për ardhjen në jetë të djalit të Doku me futbollistin që udhëtoi drejt Londrës i shoqëruar edhe nga një mjek i kombëtares belge

‘Urime për Jeremy Doku dhe familjen e tij për lindjen e djalit të tyre të parë, Praisë. Me lejen dhe në shoqërinë e një prej mjekëve të skuadrës, Doku udhëtoi drejt Londrës për të qenë pranë bashkëshortes në këtë rast special’- shkruante Federata Belge e Futbollit-Doku do të kthehet në dispozicion të kombëtares nesër mbrëma në Seattle teksa do të vijojë përgatitjet për ndeshjen me Zelandën e Re’.

Me këtë komunikatë, Federata Belge e Futbollit shoi përfundimisht polemikat që e rrethuan futbollistin në ditët e fundit për faktin që zgjodhi të lërë përkohësisht grumbullimin e skuadrës për të qenë i pranishëm në ardhjen në jetë të fëmijës së tij.

Top Channel