Barazoi me Belgjikën, Ghalenoei: Sot, faqe historike për futbollin tonë

22/06/2026 10:28

‘Një ndeshje e bukur’-kështu e përkufizoi trajneri i kombëtares iraniane, Amir Ghalenoei sfidën me Belgjikën e zhvilluar në Ingleëood në jug të Los Angeles dhe e mbyllur me barazimin 0-0

‘Të dyja skuadrat mund të kishin fituar dhe për ne duke marrë parasush edhe vështirësitë me të cilat u përballëm për të ardhur deri këtu, është një rezultat historik-tha Ghalenoei-është një ditë që do të kujtohet në të ardhmen. Luajmë me zemër. Sot festojmë dhe nesër do të nisim stërvitjen për ndeshjen me Egjiptin’.

Skuadra e Iranit shkoi në Los Angeles vetëm 16 orë përpara fillimit të ndeshjes për t’u kthyer menjëherë pas saj në Tijuana të Meksikës ku skuadra ka bazën e saj duke qenë se nuk i lejohet të qëndrojë në SHBA gjatë kampionatit.

Një ditë më parë trajneri i skuadrës iraniane tha se presidenti i FIFA, Gianni Infantino i kishte premtuar se skuadra e tij do të lejohej të shkonte në Seattle 2 ditë përpara ndeshjes, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim në lidhje me këtë çështje

Top Channel