Më e madhja në botë! Argjentina ‘ngre’ një gjigant 70-tonësh për nder të Lionel Messit
Kerem Akturkoglu u bë protagonist i një episodi të shëmtuar dhe të trishtë kundër tifozëve të tij në fillimin e pjesës së dytë në ndeshjen kundër Paraguajit.
Madje tifozeria arriti deri aty sa t’i kërkojë trajnerit Vincenzo Montella që ta përjashtojë futbollistin nga grumbullimet e ardhshme të kombëtares.
Ky episod i shtohet një momenti të vështirë që po përjeton skuadra turke në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës. Gjatë ndeshjes me Paraguajin, sulmuesi turk e la fushën e lojës pasi u zëvendësua dhe në atë moment ai u fërshëllye me forcë nga tifozët për paraqitjen e tij dhe si pasojë Akturkoglu reagoi shumë keq, me zemërim dhe duke fyer këta tifozë.
Futbollisti i Fenerbahçes nuk u ul në stol dhe shkoi menjëherë në dhomat e zhveshjes pa përshëndetu shokun e tij të skuadrës Baris Yilmaz që po priste në anë të fushës për të hyrë në fushën e lojës. Edhe ky gjest u kritikua shumë në rrjetet sociale. ‘Akturkogliu jashtë kombëtares së Turqisë’-lexohej në rrjetin social X.
Turqia ka humbur dy ndeshjet e para në grup dhe tashmë është e eliminuar, por ajo ka edhe një ndeshje të fundit atë me SHBA, një ndeshje ku kjo skuadër do të kërkojë që të evitojë një turp akoma më të madh.
Top Channel