Irani kërcënon sërish: Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet derisa të ndalojnë sulmet ndaj Libanit

21/06/2026 14:22

Irani ka deklaruar se do të mbajë të mbyllur Ngushticën e Hormuzit derisa të arrihet një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, sipas mediave shtetërore iraniane.

Agjencia e lajmeve Tasnim, duke cituar burime pranë ekipit negociator, raportoi se Teherani kërkon që fillimisht të miratohen edhe përjashtime nga sanksionet që do të lejonin eksportin e naftës iraniane.

Edhe pse Libani nuk është pjesë e marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit, Teherani ka këmbëngulur se ndalimi i përplasjeve mes Izraelit dhe Hezbollahut është një kusht i rëndësishëm për përparimin e negociatave.

Situata është komplikuar më tej nga qëndrimi i ushtrisë amerikane, e cila deklaron se Ngushtica e Hormuzit nuk është e mbyllur.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës, ndaj çdo kufizim i lëvizjes në këtë zonë mund të ndikojë në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Top Channel