Bielsa kundër pauzës së hidratimit: Nuk ndihmon në asgjë dhe heq shumë gjëra
Julian Nagelsmann i bashkohet Thomas Tuchel në kritikat për pozicionin e fotografëve gjatë ekzekutimit të himneve në Botërorin 2026. Protokolli i ri i FIFA për këtë edicion bën që ata të pozicionohen përpara pankinave dike penguar kontaktin vizual mes stafit teknik dhe futbollistëve.
Problemi për të dy trajnerët është distanca e afërt mes pankinave të tyre dhe fotografëve. Trajneri i Anglisë ishte i pari që u ankua në lidhje me këtë aspekt të Botërorit, por tani atij po i bashkohen edhe kolegë të tjerë në kauzën e tyre
‘Nuk e di nëse mund të ankohemi, por jam dakord me Thomas Tuchel-tha Nagelsmann pas fitores me Bregun e Fildishtë-kam përshtypjen se objektivat e mëdhë na fotografojnë deri të qimet e hundës në një distancë prej 1 cm’
Një deklaratë të ngjashme kishte bërë edhe Tuchel pas debutimit të Anglisë në Botëror me ndeshjen ndaj Kroacisë.
‘I kërkoj FIFA që të ndryshojë pozicionin e fotografëve gjatë himneve kombëtare sepse nuk mund të shoh skuadrën tume edhe pse kisha shumë dëshirë ta shihja-kishte deklaruar trajneri i Tre Luanëve-isha përballë një muri me 50 fotogravë përpara meje, nuk mund të shihja askënd nga futbollistët e mi dhe kjo ma prishi pak këtë eksperiencë’.
Top Channel